6 profesionet që mund të mos ekzistojnë në të ardhmen

Eksperti i inteligjencës artificiale dhe sipërmarrësi Kai-Fu Lee parashikoi që 40 përqind e vendeve të punës në botë, do të zëvendësohen nga robotë në 15 deri në 25 vitet e ardhshme. Një studim i Oksfordit paralajmëron se ndërkohë që teknologjia përparon është e pashmangshme që shumë sektorë të fuqisë punëtore, do të përballen me papunësi masive, kryesisht në punë që përfshijnë punë manuale. Peter C. Earle, një studiues në Institutin për Kërkime Ekonomike, thotë se ky revolucion do të jetë i ndryshëm nga revolucionet e mëparshme industriale.

“Gjyshi im ishte farkëtar përpara Luftës së Parë Botërore. Kur automobilat dhe kamionët zëvendësuan kuajt, kompania për të cilën ai punonte, dërgoi atë dhe shokët e tij farkëtarë në shkollën e mekanikës”, shpjegon ai. Ky tranzicion kishte kuptim, pasi farkëtarët ishin tashmë të aftë të punonin me mjete dhe makina themelore, por sot, punonjësit që automatizimi po zëvendëson nuk do ta kenë aq të lehtë të transformojnë aftësitë e tyre” shprehet Earle. Kjo padyshim që mund të paraqesë një problem të madh për shumë njerëz, ndoshta edhe për ju. Mund të filloni që tani të bëni plane për të zhvilluar aftësi të reja në fushën tuaj aktuale ose edhe të ndryshoni fushën e karrierës krejtësisht. Këto janë vendet e punës që ekspertët e industrisë dhe punësimit besojnë se do të zhduken brenda dekadave të ardhshme.

Shoferët

“Makinat autonome që drejtojnë vetveten do të përdorin teknologjinë e inteligjencës artificiale për të identifikuar klientët dhe pagesa do të bëhet nëpërmjet kartës së kreditit.” thotë Laura Handrick, Analiste e Karrierës dhe Vendit të Punës.

Kamerierët e Fast Food-eve
Që tani në Japoni, robotë me pamje njerëzore marrin porosi dhe shpërndajnë ushqimet nëpër restorante. Dhe në Shtetet e Bashkuara, për shembull, procesi i porositjes është automatizuar në McDonald’s. Punëtorët e kuzhinës mund të jenë akoma të nevojshëm por nuk do të ketë kërkesa për kamerierë.

Punonjësit e bibliotekës

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me automatizimin e punës por edhe me ndryshimin e stilit të jetës. Njerëzit kanë gjithnjë e me shumë tendencën të përdorin libra audio apo elektronikë këto ditë. Për të mos përmendur faktin që njerëzit po lexojnë më pak.

Përfaqësuesit e shërbimit ndaj klientit

Zhvillimi i inteligjencës artificiale na solli chat-roboti . Ata janë robotë miqësorë që zëvendësojnë oficerët e shërbimit ndaj klientit. Për Shqipërinë, kjo do të thotë që nuk do të kemi kaq të rinj të punësuar nëpër call centera si sot. Ky është një lajm i keq për ata që sigurojnë jetesën si operator telefonik.

Arkëtarët

“Puna e arkëtarit ka ndryshuar që tani edhe pse nuk është zëvendësuar plotësisht. Puna e arkëtarit ka marrë funksionin e një punonjësi të IT.” shprehet Sy Islam, PhD, Asistent Profesor në Farmingdale State College.

Punonjësit e bankave

“Sipas Byrosë së Statistikave të Punës, deri në vitin 2026 do të ketë 41,800 më pak vende pune nëpër banka, në Amerikë. Vendndodhjet fizike të bankave po bëhen gjithnjë e më pak thelbësore për konsumatorët dhe bizneset. Sot ka plot opsione bankare në internet dhe celular, si dhe bankomate që qëndrojnë hapur 24 orë në ditë. Për shkak të kësaj, do të ketë më pak nevojë për institucione financiare të formuara nga tullat sepse gjithçka do të jetë online.” thotë Tasia Duske, CEO i The Great Guac Off

Be the first to comment on "6 profesionet që mund të mos ekzistojnë në të ardhmen"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*