Abdixhiku: LDK është rikthyer fuqishëm




Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ka thënë se LDK është rikthyer fuqishëm dhe sipas tij partia që drejton ka fituar, është në garë ose prin në 11 komuna.

“Ky rikthim i LDK-së, për secilin nga ne është arritje dhe përgjegjësi. Jam jashtëzakonisht i lumtur që të jap rezultatet përfundimtare të mbledhura nga vëzhguesit e LDK-së. Në Prishtinë LDK ka siguruar raundin e dytë, në Prishtinë me kryetar Gazmend Muhaxheri,në Lipjan me kryetar Imri Ahmeti, në Fushë Kosovë me kryetar Burim Berisha”, tha Abdixhiku.

Ai po ashtu tha festën do ta vazhdojnë në Llap.

“Jemi duke pri në Gjilan dhe në Podujevë do të rikthehemi sërish, kandidati ynë i ka 46%. Në Viti prijmë, në Istog, Vushtrri dhe në Dragash. LDK ka fituar, prin ose është në garë plot në 11 komuna të Republikës. Sonte festën do ta vazhdojmë në Llap”, ka thënë ai.

Be the first to comment on "Abdixhiku: LDK është rikthyer fuqishëm"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*