Afrona pendohet për ndarjen nga Blero? Ja fotot që ngritën dyshime

Vetëm pak javë më parë u konfirmua ndarja mes Bleros dhe Afronës.

Pas shumë vitesh të martuar, çifti i dha fund dhe gjithçka që la pas ishte zhurma mediatike, duket se artisti maqedonas ka zgjedhur të heshtë, duke mos postuar shumë në lidhje me këtë ndarje, por Afrona nga ana tjetër nuk e ka lënë me kaq, pasi në rrjetet sociale nuk i ka lënë disa thumba pa i hedhur “Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh.

Jeta të përul aq shumë teksa rritesh Ti e kupton në sa budallallëqe ke humbur kohë”, shkruhej në postim, ndërsa ajo i kishte vendosur mbishkrimin “Kështu është jeta”, shkruante Afrona.

Por shumë pak nga ky postim, bjondja simpatike duket sikur jep sinjale të tjera, teksa publikon disa foto nga albumi i dasmës së saj.

Ndoshta ka larguar çdo gjurmë nga Blero, por me fotot e saj me fustan të bardhë, na bëri të dyshojmë se ndoshta vendimi për ndarje ka qenë pak i nxitua, ende nuk dihet sesi do ta marrë këtë Blero, kur të shoh fotot e dasmës së tij.

Ndoshta ky është momenti për një mundësi të dy mes tyre, apo Afrona ka shpërndarë fotot si për të paralajmëruar se nuk ka hequr dorë nga një martesë e dytë./Panoramaplus.al/

Be the first to comment on "Afrona pendohet për ndarjen nga Blero? Ja fotot që ngritën dyshime"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*