Agim Bahtiri: I kam katër reja që më duan aq shumë sa as babanë e tyre nuk e dojnë ma shumë




Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga VV, Agim Bahtiri, nuk rresht së befasuari opinionin publik me deklaratat e tij interesante.

Pasi iu përsërit deklarata ku thoshte se të rrallë ishin qytetarët e Mitrovicës të cilët nuk e mbanin në kuletë fotografinë e tij dhe se ata qanin me fjalimet e tij frymëzuese, tashmë ka një deklaratë tjetër që po i bën bujë në rrjetet sociale.

Ai pretendon se rejat e tij “ndoshta” e duan më shumë Bahtirin se sa baballarët e tyre.

“I kom katër reja të cilat i dua shumë dhe i përshëndes shumë, sepse të gjitha i kom nga Kosova dhe kom bor shumë sene të mira për to edhe të cilat ata më dojnë mua aq shumë sa ndoshta as babanë e vet nuk e dojnë ma shumë.” – thotë z. Bahtiri me buzëqeshje.

Bahtiri tash e tetë vite ushtron funksionin e kryetarit të Mitrovicës dhe po synon një tjetër mandat që do ta bënte atë kryetarin më jetëgjatë të këtij qyteti me 12 vjet.

Be the first to comment on "Agim Bahtiri: I kam katër reja që më duan aq shumë sa as babanë e tyre nuk e dojnë ma shumë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*