“Albini kishte alergji nga djersët e Vuçës, shkon në fund të radhës”




Rifat BUZUKU-

“Në seancën e fotografimit të pjesëmarrësve në Samitin BE-së me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Kranj (Slloveni), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paska refuzuar të dalë në radhën e parë.

Në fotografi shihet në radhën e fundit.

Pas fotografimit, gazetarët e paskan pyetur për arsyen që vendosi të rrinte larg presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurti paska dhënë një përgjigje të shkurtër: “M’u dashtë me ndejtë larg tij, sepse i vinte era djersë, ndërsa unë jam alergjikë ndaj kundërmimeve.” Alergjia mund të jetë një arsye më shumë që zoti Kurti të jepë dorëheqje menjëherë.

Kosovës i duhen liderë që shtyhen me bërryla për të dalë në syret në radhën e parë, dhe jo të atillë që fshihen nga aparati fotografues.
As Vuçiqi nuk paska dalë më mirë, sepse po shihet që qenka imponuar në radhën e parë, por liderët tjerë e paskan mbajtur në distancë. Ky po duket si me qenë ndonjë punëtor i thjeshtë, që kujdeset për mirëmbajtjen e sallës së mbledhjes”.

Be the first to comment on "“Albini kishte alergji nga djersët e Vuçës, shkon në fund të radhës”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*