Gazetarja Arbana Xharra ka komentuar vizitat e Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka thënë se më shumë ka zhvilluar takime ajo si gazetare sesa Osmani e Kurti që janë në krye të institucioneve.
Madje, ka thënë se ka pasur audienca disaorëshe, e “jo duke ua zënë udhën korridoreve njerëzve nëpër varrime”, duke aluduar kështu për takimin e Osmanit dhe Kurtit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ish-presidentin Bill Cliton dhe ish-sekretaren Hillary Clinton.
Sipas saj, ka një “arsye aktuale” pse nuk po u mundësohen takime Kurtit e Osmanit.
Be the first to comment on "Arbana Xharra: Më shumë kam pasur unë takime në SHBA se sa presidentja e kryeministri"