Bora Zemani nuk do të jetë më në ‘Për’puthen’, por i bën urimin e veçantë Olsës: Kaluam shumë bashkë

Bora Zemani nuk do të jetë në sezonin e ri të ‘Përputhen’ sepse do ta shohim si moderatore në “Dancing with the stars”.

Nëse jeni kuriozë të dini si ka ndikuar kjo te raporti i saj me Olsa Muhametin, përgjigjen e ka dhënë vetë Bora!

Olsa feston sot ditëlindjen dhe moderatorja e ka uruar publikisht. Kështu ajo ka treguar se raporti i tyre nuk është ftohur nga largimi i saj.

“Edhe 100 vite të lumtura për këtë vajzën këtu, me të cilën çfarë nuk kemi kaluar e përballuar. Të dua”, ka shkruar Bora krahas një fotoje me Olsën.

Be the first to comment on "Bora Zemani nuk do të jetë më në ‘Për’puthen’, por i bën urimin e veçantë Olsës: Kaluam shumë bashkë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*