Burri ‘hero’ shpëton 3-vjeçaren e varur në dritaren e katit të tetë (video)

Një burrë është vlerësuar sot si ‘hero’ pasi ka shpëtuar nga rënia një vajzë të vogël që varej jashtë një dritareje të katit të tetë në Kazakistan.

Fëmija besohet se kishte përdorur jastëkë e lodra për t’u ngjitur në pragun e dritares para se të rrëshkiste dhe të mbetej e varur nga majat e gishtave.

Ajo raportohej se ishte lënë vetëm në shtëpi në kryeqytetin kazak Nur-Sultan, teksa e ëma kishte dalë në Pazar.

Një grumbull i madh njerëzish ishin mbledhur poshtë dritares dhe shikonin me tmerr teksa fëmija mezi mbahej në pragun e dritares.

Por 37 vjeçari Sabit Shontakbaev, dhe një miku i tij që po shkonin në punë vërejtën trazirën dhe menjëherë trokitën në hyrjen e apartamentit poshtë dritares ku ishte fëmija.

Babai i katër fëmijëve arriti të gjendej në pjesën e jashtme poshte fëmijës në rrezik.

Sabit tha: “Nuk kisha rripa sigurie kështu që këmbët më mbante shoku im. Në atë moment mendoja vetëm të ndihmoja fëmijën”.

“Nuk i pashë fare që prindërit e saj.”

“Unë shpëtova fëmijën dhe u largova, por në lajme dhe në rrjetet sociale po më thërrisnin ‘hero’”.

“Por unë nuk i konsideroj heroike veprimet e mia, për mua të gjithë duhet të ndihmojnë në situata të tilla”.

Sabit është tashmë vërtet një hero pasi iu dha një medalje nga zv. ministri i emergjencave të vendit.

Atij iu dha gjithashtu një apartament i ri nga autoritetet, në të cilin mund të jetojë bashkë me familjen e tij të madhe.

Në deklaratën e ministrisë thuhej se “heroi” Shontakbaev Sabit, i lindur në vitin 1985, pasi pa fëmijën duke qarë, pa hezituar ndërmori veprime emergjence duke e kapur e duke shpëtuar vajzën për disa sekonda”.

Ministria përdorte rastin dramatik si një paralajmërim: “Ky ishte një rast i pafat kur fëmija u arrit të shpëtohej, por shumë incidente të tilla të ngjshme përfundojnë në tragjedi”.

“Asnjëherë mos i lini fëmijët tuaj të pambikqyrur”.

Be the first to comment on "Burri ‘hero’ shpëton 3-vjeçaren e varur në dritaren e katit të tetë (video)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*