Ç’po ndodh? Shenja dhune dhe simbolin e depresionit tatuazh, dalin fotot e dhimbshme të Luana Vjollcës

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca po bën së fundmi xhiron e rrjetit. Janë pikërisht disa pamje që po qarkullojnë kudo, ku shoë girl-i shfaqet në një makinë me shenja dhune.

Ndërkohë, më herët, Luana tregoi përmes një postimi në Instagram se kishte bërë një tatuazh të ri, i cili nuk ishte rastësisht. Të gjithë të apasionuarit pas tatuazheve, e dinë mjaft mirë kuptimin që ai mbart.

“Semicolon tattoo”, përfaqëson betejat e shëndetit mendor dhe rëndësinë e parandalimit të vetëvrasjeve. Çdo person, i cili ka një tatuazh të tillë në trup, nënkupton që ka kaluar një situatë të vështirë, e cila e ka çuar të mendojë vetëvrasjen, ose dikush i cili është solidarizuar me këtë kauzë.

Po të kthehemi pas në kohë, Luana ka treguar në një intervistë se po punon në një projekt personal që ka të bëjë me femrat. Ndonëse të gjithë janë bërë kuriozë, gjithçka ngelet për tu parë në vazhdim./abcnews.al

Be the first to comment on "Ç’po ndodh? Shenja dhune dhe simbolin e depresionit tatuazh, dalin fotot e dhimbshme të Luana Vjollcës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*