Daut Haradinaj: Nëse bëhem Kryetar i Prishtinës do t’i bëjë me banesë çiftet e reja

Një qeverisje komunale në Prishtinë që do të udhëhiqej nga Daut Haradinaj, do të ndërhynte në shumë sektorë.

Një prej tyre, siç shprehet në program, është edhe aspekti social i krijimit të familjeve të reja, që prek çiftet e reja.

Daut Haradinaj, kandidati për kryetar të Prishtinës, planifikon që si kryetar i kryeqytetit të realizoj projektin për banesat komunale, me model të financimit publiko-privat, të cilat do t’u shiteshin kategorive të caktuara me çmime dhe kusht shumë të favorshme se banesat e ndërtuara për qëllime komerciale.

Në programin e Haradinajt thuhet se ato çifte që do t’i marrin këto banesa, nuk do të jenë të obliguar për pjesëmarrje financiare, por do të nisin drejtpërdrejt me pagesat mujore për periudhën 20-vjeçare.

Si shembull, një banesë prej 100 m2 do të shitej për 60,000 euro, me këste të barabarta prej 250 euro në muaj, për 20 vjet.

Blerësit do të kenë mundësi që ta finalizojnë blerjen në cilëndo kohë që e kanë mundësinë financiare.

Be the first to comment on "Daut Haradinaj: Nëse bëhem Kryetar i Prishtinës do t’i bëjë me banesë çiftet e reja"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*