David Guetta telefonon në mes të skenës së festivalit Bebe Rexhën, për t’i treguar se i gjithë publiku po këndon këngën e saj të re

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar këto ditë këngën e saj më të re me titull “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Bashkëpunimi është një remiks i këngës së famshme “Da Da Blue” të grupit Eiffel 65, të cilën ata fillimisht e publikuan si demo në TikTok, por më pas presioni i fansave për ta publikuar versionin e plotë – bëri që dyshja të përvjelin mëngët.

Dhe tani versioni i plotë është publikuar prej dy ditësh dhe kënga ka arritur menjëherë sukses mbarë botëror, duke u renditur e treta në nivel global në iTunes

DJ me famë botërore, David Guetta, së fundmi në një nga paraqitjet në festivalin “Creamfields”, ka lëshuar për mijëra pjesëmarrës këngën “I’m good (Blue)”.

Be the first to comment on "David Guetta telefonon në mes të skenës së festivalit Bebe Rexhën, për t’i treguar se i gjithë publiku po këndon këngën e saj të re"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*