Dhjetë pozita pune hapen për mërgimtarët në diplomaci, Kurti i fton të aplikojnë

Hapen dhjetë pozita pune për mërgimtarët në diplomaci, Kurti i fton të aplikojnë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-adresimi, u ka bërë thirrje mërgatës kosovare, që të aplikojnë në “Programin për Diplomaci Qytetare”.

Kurti, ka thënë se mërgata është një nga kontribuuesit më të rëndësishëm në vend. Sipas tij, programi i qeverisë do të ofronte mundësi që profesionistët nga mërgata të behen pjesë e vendimmarrjes në institucionet e Kosovës.

Përmes këtij programi, Kurti ka bërë të ditur se do të rekrutohen dhjetë profesionistë të rinj të diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një periudhë gjashtë mujore.

“Thirrja për aplikim në Programin për Diplomaci Qytetare vazhdon të jetë e hapur. Ky program parasheh angazhimin e dhjetë profesionistëve të rinj nga diaspora në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës për një periudhë gjashtë mujore”, ka theksuar Kurti.

Kryeministri i Kosovës, bëri të ditur se afati i fundit për aplikim , është 28 gushti i këtij viti.

Be the first to comment on "Dhjetë pozita pune hapen për mërgimtarët në diplomaci, Kurti i fton të aplikojnë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*