Do rri 100 ditë brenda, Sabiani flet troç: Do doja femra të bukura këtu unë




Këngëtari, Sabian Medini është banori i shtatë që i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Arsyeja pse zgjodhi që të bëhet pjesë e Big Brother Vip ishte që të provonte veten në një dimesion tjetër, ndërsa personi i vetëm që do t’i mungonte aty ishte vajza e tij Kejsi.

“Si një aventurë e re, nuk kam frikë, por jam skeptik për shumë gjëra. Të më linte vetëm telefonin. Kejsi, çupa ime e vetmja që do më mungojë. Jam njeri pa komplekse dhe marr pjesë për ta provuar vetën në dimension tjetër”, tha Sabiani.

Dëshira e tij me hyrjen në Big Brother Vip ishte “do doja që të kishte vajza të bukura aty brenda”.

“E kam menduar si personazh statik, që nuk ka ndryshuar asnjë fije floku. Shpresoj që ai të ketë shumë surpriza aty brenda”, tha opinonistja Bodinaku.

Ndërsa për Sabianin Arbër Hajdari tha: “Sabianin e njohim të gjithë. Po më pëlqen të ecin ditët që të shohim si do zhvillohen ngjarjet”.

Be the first to comment on "Do rri 100 ditë brenda, Sabiani flet troç: Do doja femra të bukura këtu unë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*