E mohuan që janë bashkë/ Shqipja bëhet keq në studio: Po më keni çarë kokën o ti Atdhe me Borën…




Shqipe Hysenaj ishte një nga konkurrentet më të zhurmshme brenda programit të dashurisë “Për’puthen” e që vazhdon të bëjë mjaft bujë edhe jashtë.

Ajo nuk arriti të dalë e përputhur por pas daljes deklaroi se ka filluar njohje me dikë.

Derisa u aludua për shumë shokë të saj që janë parë krahë njëri tjetrit Shqipja i mohoi qdo herë duke i treguar se kush janë në të vërtetë, në mesin e tyre u përfol më së shumti se është lidhur me ish – konkurentin, Atdhe Xheravina.

Së fundi, ishte e ftuar në “Shqipëria live”, ish-konkurrentja u nxeh kur moderatorja e pyeti nëse është e vërtetë që ka nisur një lidhje me këtë të fundit.

Reagimi i saj ishte me plotë nerva: “Më keni çarë kokën Erjona”, tha Shqipja duke u çuar nga karrigia dhe hoqi mikrofonin për të lënë studion. “Tani po më bëni të dal jashtë kontrollit. Unë të vij këtu, ti thua lidhje me Atdheun. Me Atdheun s’kam gjë, jemi shokë. Spekulohet me Atdheun, spekulohet me vëllain tim, spekulohet me Sheikun, Atdheu spekulohet me Borën…na keni… nuk e di…ju uroj gjithë të mirat”, shtoi në fund duke lënë kështu dyshimet se ajo di diçka nqë lidhje me ish – protagonistin dhe moderatoren.

Por, çfarë ka në të vërtet në këtë mes mbetet të shihet.

Be the first to comment on "E mohuan që janë bashkë/ Shqipja bëhet keq në studio: Po më keni çarë kokën o ti Atdhe me Borën…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*