E mori makina para bashkë me gruan e vajzën, përkeqësohet gjendja e Arjan Konomit

Arjan Konomi, kryefamiljari që u go dit të dielën në Tiranë, teksa kalonte vijat e bardha bashkë me gruan dhe fëmijën 3 muajsh, është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Shëndeti i tij është përkeqësuar dhe mjekët e kanë futur përsëri në sallën e reanimacionit për ta mbajtur nën mbikqyrje dhe të lidhur me aparaturat. Me disa brinjë dhe legenin e thyer, Arjan Konomi dje ishte në gjendje stabël.Mbrëmjen e sotme, në orën 19.00 mjekët e spital;it të Traumës në Tiranë kanë marrë vendimin ta kalojnë nën mbikqyrje për shkak të gjendjes jo të mirë.Foshnja 3 muajshe fatmirësisht nuk u lëndua nga aksidenti te “Rruga e Kavajës”, kur bashkëshortja e tij, Vilma ka politraumë por është e stabilizuar.

Çifti, i cili tani ndodhet në spitalin e Traumës, ishte duke kaluar vijat e bardha bashkë mesditen e te dieles bashke me karrocen ku ishte foshnja e tyre 3 muajshe.Semafori ishte jeshil për ta dhe i kuq për mjetet, por aty kaloi me shpejtësi “skëterrë” një Mercedes luksoz me të cilin udhëtonte Ajas (Ilir) Sulejmani.

Be the first to comment on "E mori makina para bashkë me gruan e vajzën, përkeqësohet gjendja e Arjan Konomit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*