E rëndë: Ky është i riu që u vra sot, ishte biznismen i njohur

Hasan Berisha, nga fshati Dubravë e Kaçanikut, është vrarë sot në Kaçanik si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri, raporton Paparaci.

Burimet i kanë thënë Paparacit se Berisha, një person i njohur për autoritetet e sigurisë dhe drejtësisë në vend, vdiq nga plagët e marra me armë zjarri në afërsi të varrezave të Kaçanikut mesditën e së martës.

I njëjti ishte nga fshati Dubravë. Berisha merrej me biznes, Rent a Car në Ferizaj.

Në të njëjtin rast mbeti i plagosur një person tjetër, tha sot zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli.

Sipas një raportimi të Betimit për Drejtësi në vitin 2018, Hasan Berisha ndiqej penalisht nga Prokuroria e Shtetit për veprën penale të detyrimit në tentativë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Hasan Berisha dhe i akuzuari tjetër Basri Baftiri, dyshohen se me qëllim që vetës t’i sillnin dobi pasurori të kundërligjshme, kanë përdorur kërcënimin e rëndë për të detyruar personin tjetër që të veproj në dëm të pasurisë së tij.

Be the first to comment on "E rëndë: Ky është i riu që u vra sot, ishte biznismen i njohur"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*