E tmerrshme, Fifi i quan “kudra” vajzat me të cilat ka dalur Graniti kohë më parë




Fifi dhe Graniti janë një dyshe mjaft e komentuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Të dy po përfliten për raportin që kanë mes vete, e madje javën e kaluar ata shprehën pëlqimin për njëri-tjetrin, shkruan Reporteri.net.

Duke qenë se kanë provën e javës, Fifi si partner ka Sabianin, dhe Graniti ka Arditin, të katër bashkë.

Teksa po bënin muhabet në dhomën e ditës, Graniti u shpreh se e ka dashur jashtë mase jetën e natës.

Padyshim nuk mungoi si gjithmonë edhe komenti i Fifit e cila u shpreh kështu:

“Ke ngajt mas kudrave”, derisa Arditi tha ç’është kjo se kuptoj.

“Pas femrave, pas kudrave de..”, u përgjigj Fifi.

Arditi: Po si bie njësoj, femër edhe kudër?

“Po ashtu i bie, se na lodhe o bukurosh”, përfundoi Fifi./Reporteri.net/

Be the first to comment on "E tmerrshme, Fifi i quan “kudra” vajzat me të cilat ka dalur Graniti kohë më parë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*