Escobar tregon detaje se si ishte atmosfera në takimin Kurti-Vuçiq

Më 18 gusht në Bruksel janë takuar Kurti dhe Vuçiq.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë gjëja më e rëndësishme në raportet Kosovë-Serbi është arritur në Bruksel, me zotimet e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq për takime në baza mujore.

I pyetur nga mediumi serb N1 nëse do të ketë një marrëveshje para 1 shtatorit, Escobar ka vënë theksin te takimi i Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, i cili sipas tij ishte pozitiv, profesional dhe paqësor, transmeton Gazeta Express.

“Dhe, më duhet të them se takimi mes Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti ishte vërtet i mirë, profesional dhe paqësor. Ishte inkurajuese të shohëh atë nivel të transparencës në prezencën e Përfaqësuesit të Lartë te BE-së Borrell dhe z. Lajçak. Kështu që, mendoj se në horizont kemi fillimin e përmirësimit të marrëdhënive dypalëshe”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse ka kërkuar llogari nga Vuçiq se përse zëvendëskryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq luan rol të rëndësishëm në takimet e palës serbe, Escobar ka thënë se ai nuk takon askënd që është nën sanksionet e SHBA-së.

“Së pari, nuk takoj askënd që është nën sanksionet tona, kështu që nuk ishte prezent askush i sanksionuar në takimet ku kam marrë pjesë unë. Kjo është tërësisht e qartë për secilin”, është përgjigjur ai.

Be the first to comment on "Escobar tregon detaje se si ishte atmosfera në takimin Kurti-Vuçiq"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*