Është më e mirë se kafeja! Kjo pije duhet konsumuar në mëngjes me stomak bosh

A e dini se uji me limon është më e mirë se kafeja? Jo vetëm që shpejton tretjen, por gjithashtu ju jep energji. Jo vetëm që uji i ngrohtë stimulon funksionin e stomakut dhe zorrëve, por besohet se limoni pastron mëlçinë. Gjithashtu ndihmon me acidin e stomakut në tretjen e ushqimit dhe eliminimin e toksinave.

Agrumet si limoni janë të pasura me vitaminë C dhe acid askorbik. Vitamina C ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e ftohjes, ndërsa acidi askorbik ndihmon në absorbimin e hekurit, i cili gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar.

Detoksifikimi

Limonada është një diuretik natyral, që do të thotë se ndihmon dhe lejon eliminimin e toksinave nga trupi juaj.

Ju jep energji

Edhe adhuruesit më të mëdhenj të kafesë së mëngjesit mund të mësohen me këtë zakon pasi disa ditësh konsumimi të ujit të ngrohtë me limon. Kombinimi i limonit dhe ujit të ngrohtë ndihmon në hidratimin dhe furnizimin e gjakut me oksigjen, gjë që ju bën të ndiheni mirë.

I jep shkëlqim fytyrës

Dehidratimi kronik e than lëkurën dhe e bën atë të plasaritur, ndërsa limonada e ngrohtë është një mënyrë ideale për t’u kujdesur për pamjen e saj të shëndetshme. Vitamina C luan një rol kyç në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme, ndërsa antioksidantët veprojnë kundër plakjes dhe shfaqjes së rrudhave. /abcnews.al

Be the first to comment on "Është më e mirë se kafeja! Kjo pije duhet konsumuar në mëngjes me stomak bosh"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*