Reperi Fero ka disa ditë që po shkakton polemika në rrjetet sociale me reagimet e tij.
Ai ka dalë publikisht kundër reperëve: Unikkatil, Mozzik e së fundmi edhe Getinjo, duke publikuar vazhdimisht kunja kundrejt tyre.
Ai në një video të shkurtër të ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, ka ofenduar sërish rëndë Unikkatilin duke i thënë se i nevojiten vetëm 10 minuta në studio për realizimin e një ‘diss’-i të tillë.
Por reperi nga Gjilani nuk u ndal, pasi ai publikoi një tjetër video, ku shihej me veturën e tij luksoze rrugëve të qytetit të tij të lindjes, duke mos i kursyer sharjet e vazhdueshme ndaj kolegëve të tij.
“Në çdo vend, kudo më keni, mos gjeni arsyetime para publiku ‘jo s’mund ta gjej’, shumë e lehtë është, s’ka njeri që s’më sheh në Gjilan duke u sillur. Do vdesim, ja unë ja ju, njëri – nuk iu lëshoj të gjallë”, thotë ndër të tjerash reperi në një video, ku shihet duke eskaluar komplet.
Be the first to comment on "“Eskalon” Fero, publikon ‘diss’ dhe kërcënon Unikatilin, Getinjon dhe Mozzikun: Nuk ju lëshoj të gjallë asnjërin"