FC Ballkani vazhdon ëndrrën evropiane

Skuadra FC Ballkani ka arritur që ta mposht atë të Shkupit me rezultat 1:0, kështu duke e vazhduar ëndrrën e saj evropiane.

Golin e parë të këtij takimi arriti ta shënojë Meriton Korenica në minutën 70-të të takimit, njofton Klan Kosova.

Ky takim ishte i vlefshëm për fazën play-off të Ligës së Konferencës dhe u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Vlen të theksohet se Shkupi në minutën e 3-të mbeti me një lojtar më pak. Kjo pasi mbrojtësit Xhelil Abdullahut iu dha kartoni i kuq.

Kujtojmë se Liga e Konferencës është e treta për nga rëndësia, por kualifikimi në fazën e saj të grupeve është historik për një skuadër nga Kosova.

Kështu Ballkani bëhet ekipi i parë nga Kosova që luan në këtë fazë të njërës prej garave të UEFA-s.

Be the first to comment on "FC Ballkani vazhdon ëndrrën evropiane"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*