Fero: Në lokalin tim është lëshuar muzikë e Unikkatilit

Fero ditëve të fundit ka qenë temë e diskutimit pas tensioneve me Unikkatilin.

Pavarësisht tensioneve, ai në një intervistë të fundit për “Barber Shok”, ka pranuar se gëzon respekt për gjithë ata që e dëgjojnë muzikën e reperëve që ai i quan kundërshtarë të tij në hip-hop.

Reperi, këtë vit hapi një lokal në qytetin e tij të lindjes në Gjilan.

Ai pohoi se DJ që ishte punësuar në lokalin e tij, e kishte pyetur se a mund të lëshonte muzikë të reperëve të tjerë për të cilën ai ia kishte dhënë lejen duke i thënë ‘Po’.

“Kur erdh natën e parë në lokal, ky [DJ] më ka pyetur: ‘Fero a mund ta lëshoj MC Kreshën?’ – I kam thënë: Po more lëshoje.

A mundem me ta lëshoj Noizyn?’ – Po more lëshoje.

‘A mundem ta lëshoj Unikkatilin?’ – I kam thënë po more lëshoje.

Krejt lëshoji, përderisa ka njerëz që i dëgjojnë, unë nuk kam diçka kundër”, ka thënë Fero në “Barber Shok”.

I njëjti pohoi gjatë intervistës se angazhimi i tij në jetën private si prind i përkushtuar ndaj vajzës, e la pak më anash në aspektin profesional të punimit të këngëve të reja.

Megjithatë, ai lajmëroi se nga tani e tutje do të jetë mjaft aktiv për fansat e tij, aq më tepër që tashmë është rikthyer te bashkëpunëtorët e tij të vjetër, Zzap dhe Chriss, në studion ON Records./Lajmi

Be the first to comment on "Fero: Në lokalin tim është lëshuar muzikë e Unikkatilit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*