Fevziu viziton Thaçin: Aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së është e pavërtetë dhe s’mund të vërtetohet

Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ka vizituar sot ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilën gjenden në paraburgim në Hagë.

Përmes një në video-mesazhi të postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se në këtë trbunal padrejtësisht ndodhet Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

“Pas kësaj dere ndodhen katër nga drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe katër nga drejtuesit e mëpasëm politikë të Kosovës së pavarur: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Unë vizitova sot Hashim Thaçin, ish-president dhe ish-kryeministër i Kosovës. Shpreha bindjen që ka shprehur çdo shqiptar, që akuza ndaj tyre është e pavërtetë dhe nuk mund të vërtetohet. Është një akuzë e ngritur politikisht, por që nuk argumentohet. Ata po bëjnë sot betejën e tyre të dytë, pas betejës për pavarësinë e Kosovës, pas betejës për ta hequr zgjedhën serbe, e cila ka ngritur kaq varre masive në Kosovë”, ka thënë Fevziu.

Be the first to comment on "Fevziu viziton Thaçin: Aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së është e pavërtetë dhe s’mund të vërtetohet"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*