“Gëzimi i parë i nënës”- Ikballe Huduti me fjalë prekëse për djalin që i vdiq




Ka vdekur në moshë të re fotografi i njohur kosovar, Meddy Huduti.Lajmin e kanë bërë të ditur miq të tij, përmes postimeve në rrjete sociale.

I ndjeri është djali i Ikballe Berisha – Huduti, e akuzuar për veprën penale ‘Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”.

Njoftimin e ka bërë vetë ajo në rrjete sociale.“Gëzimi i parë i nanës, biri im, Ahmedi, sonta na la përgjithmonë. Ne të Zotit jemi dhe Atij do t’i kthehemi, po sot, babai i Noah Husejnit na la pa prit pas infektimit me COVID dhe me shtrëngim gjoksi. Por, do të duroj, se Zoti kështu paska desh.”“Zoti vendosi të më sprovojë edhe me këtë dhimbje që qenka kapak i të gjitha dhimbjeve që mund të ekzistojnë në botë. S’keni nevojë për vizitë, ngushëllime në shtëpinë tonë, sepse e gjithë familja jemi keq të sëmurë me virus. Vetëm ju lutemi, bani lutje e kërkim rahmeti për shpirtin e djalit tim, Ahmed, inshallah Zoti e gradon në Xhennet, e shpëton nga azabet e varrit”, shkroi ajo në Facebook.

Be the first to comment on "“Gëzimi i parë i nënës”- Ikballe Huduti me fjalë prekëse për djalin që i vdiq"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*