Haradinaj reagon për aksionin në veri, i kërkon Kurtit të sqarohet nëse e bëri për fushatë




Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksionit të sotëm të policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës si dhe në regjionin e Prishtinës dhe Pejës. Haradinaj ka thënë se bandidët të cilët e kanë sulmuar policinë duhet të burgosen, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë poashtu se shteti duhet të jetë i pakompromis ndaj tyre.

“Askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës. Huliganët dhe banditët duhet të burgosën dhe shteti duhet të jetë i pakompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar”, ka shkruar ai.

Kreu i AAK-së, tutje është shprehur se qeveria e ka për detyrë të sqarojë pse ka vendosur që në kohë fushate të kryejn operacionet të këtilla.

“Ne duam të besojmë që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit. Veç se qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik edhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve. Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale”, ka shkruar ai.

Be the first to comment on "Haradinaj reagon për aksionin në veri, i kërkon Kurtit të sqarohet nëse e bëri për fushatë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*