Hasani i NISMA-s publikon veturën “modeste” (PAMJE)




Kandidati nga NISMA për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, i ftuar në një debat zgjedhor për të prezantuar programin e tij për zgjedhjet e 17 tetorit, u pyet edhe për veturën që e posedon, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se vozitë një veturë “modeste” të tipit Ferrari. I pyetur nga gazetarja se si mund të quhet modeste një veturë e tipit “Ferrari” dhe cila është vlera e saj, Hasani duke qeshur thotë se vlera e veturës që vozitë është 70-80 mijë euro.

“Pse? 70-80 mijë euro. Si krejt kandidatët e tjerë”, përgjigjet ai.

Ndërkohë, i njëjti më vonë ka publikuar në rrjete sociale edhe veturën që e posedon.

Be the first to comment on "Hasani i NISMA-s publikon veturën “modeste” (PAMJE)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*