I mori jetën djalit të tij, ja çfarë ndodhi me Skender Krasniqin




Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Skender Krasniqit, i dyshuar për v rasjen e djalit të tij, tani të ndjerit Albert Krasniqi.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, e cila ka thënë se Skender Krasniqi po akuzohet për veprën penale të v rasjes nga pakujdesia.

Skender Krasniqi dyshohet se më datë 27.01.2021 rreth orës 17:00, në parkingun e ndërtesës ku edhe ka banuar, nga motive ende të panjohura deri më tani ka p rivuar nga jeta djalin e tij, dhe si pasojë e p lagëve të marra Albert Krasniqi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Dy ditë pas v rasjes, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër Skender Krasniqit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “V rasje e rëndë”.

Ndërkaq vëllai i Skenderit, Ismet Krasniqi ka thënë se kjo v rasje është tragjedi për familjen, kurse tha se a rma të cilët e kishte pasur në dorë i vëllai ka shkrep rastësisht.

“Për fat të keq ndodhi një fatkeqësi që ndodhin shumë shpesh në vende të botës e edhe në Kosovë, rastësisht ai djali i vëllait e ka blerë një p istoletë ia ka treguar babës se vet p lumbi ka qenë brenda ai vëllai se ka ditur çka ka edhe ka shkrep p lumbi edhe e ka marrë një p lumb, kjo ka qenë për neve një tragjedi ka qenë një aksident shumë i rëndë por ka ndodh kjo që na ka trondit tërë familjen.

Na nuk e kemi dite, ai vëllai ka qenë i paralizuar ka mbet në garazhdë edhe kur kanë ble do harq djali i ka thanë që babë po du me ble një allti, po çka pot vyn bre babë kjo allti i ka thënë, jo se që babë e lirë është edhe ai e ka marrë në dorë edhe i ka shkrep alltia edhe e ka v ra me një p lumb”, kishte thënë para mediave. /Telegrafi

Be the first to comment on "I mori jetën djalit të tij, ja çfarë ndodhi me Skender Krasniqin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*