Ia kaloi edhe Arbanës edhe Alketës/ Bora Zemanit i besohet emisioni me shumë rëndësi

Prej vitesh tashmë Arbana Osmani dhe Alketa Vejsiu kanë qenë në garë të fortë me njëra-tjetrën në distancë për të marrë rolin e moderatores më të mirë.

Por së fundmi në këtë garë është futur fuqishëm edhe Bora Zemani, e cila po mbyll me sukses sezonin e dytë të Përputhen, i cili kulmin e pati vitin e kaluar.Por, Bora ka qenë në qender të vëmendjes gjithë këtë kohë për shkak të historisë së saj me Donald Veshaj, që mori përmasa të tjera nga pjesëmarrja e aktorit në BBV.Bora duket se po e shijon më së miri këtë famë dhe sukses dhe po ia sheh hajrin në aspektin profesional.

Sipas asja që raporton Kryfjala.com, Bora do të jetë prezantuese e programit më të ri që pritet të nisë në Top-Channel “Dancing with the Stars”.Ky është një format që prej vitesh po mungon në Shqipëri dhe më parë është dhënë në Vizion +, por nuk do ishte aspak cudi që patentën ta ketë blerë tani Top Channel duke ditur që është një format shumë i ndjekur.Edhe pse ende nuk dihet gjë për anëtarët e jurisë, me siguri kryetar jurie do jetë i zakonshmi Ilir Shaqiri, i cili tani po e kalon jetën mes Shqipërisë dhe Italisë. Një nga konkurrentët mund të jetë pse jo dhe Donaldi…

Be the first to comment on "Ia kaloi edhe Arbanës edhe Alketës/ Bora Zemanit i besohet emisioni me shumë rëndësi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*