Iu hodh nusja nga ballkoni, flet vjehrra e 52-vjeçares: Me mua shkonte mirë, po kohët e fundit rrinte vetëm shtrirë

Vjehrra e Fatbardha Likramës ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” një ditë pasi nusja e saj u vetëflijua duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në Elbasan.

Ajo shprehet se me të ndjerën kanë pasur marrëdhënie të mira ndërsa shtoi se ajo nuk shkonte dhe as nuk vinte me të motrën.

Sipas saj në dy muajit e fundit, 52-vjeçarja kishte shfaqur probleme shëndetësore për shkak të dy fëmijëve të sëmurë.

“Unë nuk flas fare me motrën e saj. Edhe Bardha vetë nuk fliste me atë nuk shkonte.

Shkonte deri te dera ajo nuk ia hapte dera. I thoja pse nuk qëndrove te motra.

Ata nuk ma hapën derën tha. Nuk e shaj ka qenë e mirë.

Ajo dy muajt e fundit u sëmur dhe nuk ishte në rregull.

Rrinte shtrirë. Vinte nga puna thoshte nuk kam fuqi.

I thoja pse mi none po kur të bëhesh sa unë ti.

Të dy fëmijët janë të sëmurë me probleme të shëndetit mendor.

I thoja hajde shkojmë të dyja te doktori. Thoshte jo jo.

U ngrit dhe iku në punë. Erdhi pastaj.

I thashë mos shko në punë kur nuk je mirë. Disa ditë ikte pa pyetur.

Shkonte tinëz te kjo. Nuk e dinim se fliste me këtë”, shprehet ajo.

Vjehrra shton se ajo ishte larguar nga banesa dhe ka qenë i biri ai që e ka rikthyer në shtëpi.

Ajo shprehet se ditën e ngjarjes së rëndë, e para që e ka konstatuar trupin e pajetë të nuses së saj ka qenë komshia e cila e ka njoftuar.

Be the first to comment on "Iu hodh nusja nga ballkoni, flet vjehrra e 52-vjeçares: Me mua shkonte mirë, po kohët e fundit rrinte vetëm shtrirë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*