Ja në cilin moment Amerika do të angazhohet përnjëmend në çështjen Kosovë-Serbi

SHBA mund të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi.

Pas raportimeve se sekretari amerikan i shteti, Antony Blinken është i gatshëm të përfshihet në procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se SHBA’të nuk do të angazhoheshin në çështje të vogla si targat dhe dokumentet.

Escobar ka sqaruar se Blinken nuk do t’i bashkohet negociatave, por ka thënë se është i gatshëm të bëjë thirrje e të mbështesë procesin e negovciatave.

“Nuk ka thënë se do t’i bashkohet procesit të negociatave, por se është i gatshëm të bëjë disa thirrje, të mbështesë procesin e negociatave dhe të çojë në bashkëpunim më të ngushtë mes palëve negociuese”, tha Escobar në një intervistë për N1.

Tutje ai tha ka mundësi që angazhimi i Amerikës të jetë i domosdoshëm, por sipas tij, jo në negociata por pas dialogut, në mënyrë që të arrihet paqja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dua të theksoj gjithashtu se gjërat për të cilat po flasim aktualisht – targat dhe dokumentet personale – janë në fakt një çështje e vogël brenda platformës së përgjithshme të negociatave.

Ka të ngjarë që angazhimi i Amerikës të jetë i domosdoshëm, jo në negociata, por pas dialogut, për të forcuar rrugën drejt suksesit, për të arritur paqen përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për të hapur një perspektivë evropiane për të dyja vendet”, tha ndërtjerash Escobar.

Be the first to comment on "Ja në cilin moment Amerika do të angazhohet përnjëmend në çështjen Kosovë-Serbi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*