JETË LUKSOZE! Këta janë 5 vip-at shqiptar që ditëve të fundit u bënë me vila të mahnishtme




Veturat e shtrenjta, rrobat firmato, udhëtimet e shpeshta janë vetëm disa nga përfitimet që kanë këngëtarët shqiptar nga muzika.

Duke qenë se kanë vite që janë pjesë të estradës shqiptare, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ende të angazhuar me koncerte apo kampanja të ndryshme.

Kjo bëri që ata të kenë jetë luksoze dhe kjo dëshmohet edhe me shtëpitë e apartmentet që shumë prej artistëve shqiptar jetojnë, të cilat duken qartë të punuara me shumë shije.

Ditëve të fundit, moderatorja shqiptare Luana Vjollca ka bërë me dije se ka blerë shtëpi në Kosovë.

Ajo u bë pjesë e lagjes së re në Novobërdë të Gjilanit.

Këtë e zbuloi vet moderatorja përmes Instagramit, duke pyetur ndjekësit për vendndodhjen dhe nëse e gjenin do kenë zbritje në çmim.

Reperi kosovar, Ledri Vula, së fundmi ka postuar një video në Instastory ku ka treguar se deri në dimër ai do të bëhet me një shtëpi të re, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

“U bona edhe une kojshi me krejt shokt e mi”, shkruan Lumi në një postim, ku tregon pak pamje nga lagja që iu bashkua.

Robert Berisha përmes disa postimeve që ka publikuar në InstaStory bën të ditur se ka blerë një shtëpi të re në një lagje luksoze të Prishtinës.

Por siç duket, ai do të ketë për fqinj artisten Shkurte Gashi së bashku me bashkëshortin e saj, Albert Limanin, të cilët po ashtu kanë zgjedhur të njëjtin vend.

Këngëtari Blerim Muharremi dhe e fejuara e tij Afrona Dika, kanë ndërmarrë hapin e madh në lidhje, duke blerë një apartament të ri në periferi të Prishtinës./GazetaBlic/

Be the first to comment on "JETË LUKSOZE! Këta janë 5 vip-at shqiptar që ditëve të fundit u bënë me vila të mahnishtme"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*