Jeton në Amerikë dhe feston 76 vjetorin sot/ E gjeni dot se cila është kjo aktore shqiptare

Per aktoren e njohur elbasanase, Veronika Papa sot është ditë feste, ajo ka ditëlindjen dhe mbush 76-vjeç.

Veronika ka rreth dyzet vjete karriere ne skenen e teatrit “Skampa dhe ka interpretuar mbi 100 role te dimensioneve dhe natyrave te ndryshme.

Dëshira e saj me e madhe eshte komedia. Aktorja 76 vjecare Veronika Papa është larguar ne vitin 2002 ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Ajo shprehet se “me qante zemra per qytetin tim te lindjes Elbasanin, vecanerisht per teatrin ku kalova gjithe jeten time. Vertet larg por komunikimi nuk mungonte, ku miqte me informonin edhe per jeten artistike te teatrit”.

“Me keqardhje them se ne skenen e teatrit nuk perseriten aktoret e medhenj si Demir Hyskja, i ndjeri Shpetim Shmili, Astrit Cerma, Hysen Biza, Pirro Kita, Ilir Sadiku, Olimbi Bilali, Tefta Mehmeti, Shane Shllaku, Zamira Begolli, Ermira Bahiti,Valentina Xhezo etj dhe shpresoj qe ne kete tempull te rikthehen serish keta aktore, pasi jane elita e ketij teatri”, thotë aktorja.

Ne lojën e saj gjejne shprehje dhe perputhshmeri veti te tilla si sensi i brendeshem i humorit, aftesia e vetedemaskimit dhe satirizimit te personazhit ne situaten ku ai vendoset, kundertheniet, shfrytezimi i replikes humoristike, plastika karakterizuese.

Be the first to comment on "Jeton në Amerikë dhe feston 76 vjetorin sot/ E gjeni dot se cila është kjo aktore shqiptare"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*