Jeton te shtëpia e bashkëshortes? Blero sqaron të vërtetën




Këngëtari Blero Muharremi kurorëzoi me martesë dashurinë me Afrona Dikën, dy vite më parë.

Çifti ka ditur të ruajë një marrëdhënie të mirë, pavarësisht distancës, pasi Afrona e kalon pjesën më të madhe në Zvicër për shkak të punës.

Gjatë një interviste për “Gazeta Demos”, këngëtari u pyet: “A po qëndron Blero te Afrona, apo Afrona te Blero?”.

Muharremi u përgjigj: “Po qëndrojmë edhe në Zyrih, edhe në Prishtinë.

Bëjmë shumë lëvizje, por për momentin nuk e kemi ndër mend të caktojmë vendbanim, sepse punët tona janë edhe në Zyrih edhe në Prishtinë, kështu që po qëndroj edhe unë tek ajo edhe ajo tek unë”.

Blero është baba i një vajze, Tarës, e cila ka ardhur në jetë nga martesa me ish-bashkëshorten, Teuta Krasniqin.

Ndërsa Afrona nuk është bërë ende nënë.

Pas dy vitesh martesë, Blero zbuloi nëse është në planet e tyre që të bëhen prindër.

“Disa gjërave iu shkojmë me përgatitje, për momentin nuk e kemi në plan, por sigurisht kjo punë është në dorë të Zotit”,– tha ai.

Blero zbuloi edhe se e ka kaluar Covid-in, kur tha: “Po, unë e kam kaluar Covidin dhe nuk e kam përjetuar rëndë.

Në fakt nuk e dija që isha me Covid, por pas testimeve kam rezultuar që kam qenë pozitiv”.

Be the first to comment on "Jeton te shtëpia e bashkëshortes? Blero sqaron të vërtetën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*