Ka ikur të jetoj në Afrikë, prezantuesja e njohur shqiptare: Dua një burrë zezak, të më dalë fëmija mulat edhe mami im e do




Einxhel Shkira është një ndër vajzat më të komentuara të shoëbizit shqiptar dhe çdo deklaratë e saja gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Moderatorja që prej muajit qeshor është transferuar në Afrikë, vend në të cilin ajo po jeton dhe punon aktualisht. Edhe pse fillimi nuk ka qenë siç mund ta kishte ëndërruar, Einxhel do të rikthehet për ta vazhduar jetën atje.

Së fundmi në një intervistë të dhënë Einxhel tregoi se ka vendosur që të jetojë aty dhe se ka arritur që të ambientohet me jetesën.

E pyetur nëse ajo do lidhej me një afrikan, a do ishte dakord familja e saj, Einxhel tha se nuk e kanë aspak problem, madje e ëma i kërkon që të bëjë një fëmijë mulat.

“Mami është një çikë me merak, më thotë “po s’të pëlqeu, kthehu”. I thashë “mami, e kemi mbyllur këtë diskutim, tashmë jam me letra, leje pune”.

“Edhe një vendase më pyeti, më tha “nëse ti do dashuroheshe me një person, familja jote do të të lejonte?” M’u kujtua që mami im para disa muajsh, madje këtu tek ju kam diskutuar dhe pjesën e Kylie Jener dhe për vajzën e saj, mami im e adhuron vajzën e tyre. Ajo është një fëmijë që ka dalë nga një nënë e bardhë dhe një baba me ngjyrë dhe kur e shikon atë vajzë, më thotë “pse se bën dhe ti një kështu si kjo? Do ishte shumë bukur që ta gjeja dashurinë në Afrikë, do ishte tamam një histori e denjë për libër ose për film”, ka thënë Einxhëll.

Be the first to comment on "Ka ikur të jetoj në Afrikë, prezantuesja e njohur shqiptare: Dua një burrë zezak, të më dalë fëmija mulat edhe mami im e do"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*