Ka mbi 7000 makina të shtrenjta dhe udhëton me avion ari/ Njihuni me kryeministrin më të pasur në botë

Sulltani i Bruneit, Hasanal Bolkiah ibni Omar Ali Saifudien III, është në fronin e kësaj monarkie parlamentare që nga viti 1967 dhe gjatë kësaj kohe ka grumbulluar një pasuri të madhe të cilën e shpenzon për gjëra ekstravagante.

Vlera e pasurisë së tij vlerësohet në rreth 35 miliardë euro dhe ai mban titullin e sundimtarit më të pasur në botë. Ai erdhi në pushtet më 5 tetor 1967, duke marrë detyrën nga Omar Ali Saifudiyan dhe duke u bërë kështu sundimtari i 29-të i vendit.

75-vjeçari është njëkohësisht kryeministër, ministër i mbrojtjes dhe ministër i punëve të jashtme. Ajo që i habit të gjithë është se emri i tij i plotë është Sulltan Paduka Seri Baginda Sulltan Haji Hasanal Bolkijah Mu’izadin Wadaulah.

Disa burime pretendojnë se Sulltani i Brunei zotëron 7,000 makina luksoze, duke përfshirë 365 Ferrari, 275 Lamborghini, 258 Aston Martin, 172 Bugatti, 230 Porsche, 350 Bentley, 600 Roll Royce, 440 Mercedes, 265 Audi, 237 Jaguar, 237 Petrol and Rover . Mirëpo, nuk dihet se ku i mban, ndonëse spekulohet se realisht i jep me qira për të siguruar të ardhura të mëtejshme.

Madje u përfol se ky Sulltan zotëronte më shumë se gjysmën e të gjithë Ferrari-ve të shitura midis viteve 1990 dhe 2000.

Sulltani i Bruneit zotëron gjithashtu një avion Boeing që ka dritare dhe dyer të veshura me ar, si dhe sedilje lëkure.Ai ka kopshtin e tij zoologjik privat që përmban 30 tigra të Bengalit, disa skifterë dhe flamingo dhe kakato të panumërta. Hasanali është martuar gjithsej tre herë.

Be the first to comment on "Ka mbi 7000 makina të shtrenjta dhe udhëton me avion ari/ Njihuni me kryeministrin më të pasur në botë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*