Kampionia olimpike ukrainase paralajmëron trupat ruse: Me mua nuk keni shanse

Kristina Dmitrenko, e cila ka fituar medaljen e artë në biatlon, në Olimpiadën e të rinjve në vitin 2016, i është bashkuar Iuftës kundër Rusisë dhe tani merr në shënjestër trupat ruse.

22-vjeçarja, e cila ka qenë më e mira e grupmoshës së saj në sportin që kombinon skinë dhe qitjen me pushkë, thotë: “Kurrë nuk e mendoja se do të luftoja një ditë. Kam nishan të mirë, kështu që pushtuesit nuk kanë shans”.

Vajza nga Chernihiv po përgatitej për një turne në Itali, kur shpërtheu Iufta në vendin e saj.

“Kam zëvendësuar pushkën e biatlonit me një automatik. Çfarëdo arme që të kem në duar, do të Iuftoj deri në fund. Nuk e kam frikë armikun”, thotë Dmitrenko.

Be the first to comment on "Kampionia olimpike ukrainase paralajmëron trupat ruse: Me mua nuk keni shanse"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*