Kanë 37 vite diferencë, flet për televizionin shqiptar çifti/ Gruaja: E njoha kur ai ishte 15 vjeç, punonte me djalin tim




Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u transmetua ekskluzivisht historia e dashurisë mes Cheryl dhe Quran, çiftit amerikan që kanë plot 37 vite diferencë nga njëri-tjetri.

Cheryl 61 vjeçare, pohoi se prej gati një viti jeta e saj është lumturuar falë prezencës së Quran.

Ata ishin parë si fillim kur Quran ishte vetëm 15 vjeç dhe asokohe punonte në një biznes që manaxhohej nga djali i Cheryl. Ndërkohë vite më pas u ritakuan në supermarket, e prej atij momenti jo vetëm që bashkëjetojnë, por edhe kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

“Ai erdhi pranë meje, më tha që jam e bukur dhe më këshilloi të mos dëgjoja mesazhet bullizuese që më vinin në rrjetet sociale”, u shpreh në një moment Cheryl.

E ndërsa Bieta dhe të ftuarit e tjerë të pranishëm e pyetën çiftin për planet e së ardhmes, Quran pohoi se për momentin po shijojnë dashurinë e tyre dhe çdo gjë do të shkojë spontanisht.

Be the first to comment on "Kanë 37 vite diferencë, flet për televizionin shqiptar çifti/ Gruaja: E njoha kur ai ishte 15 vjeç, punonte me djalin tim"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*