Këta janë dy të dyshuarit që mashtruan duke kërkuar para për shërim jashtë vendit

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të cilët dyshohen për disa raste të mashtrimeve. Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shtetasit kosovarë, Mexhid Krasniqi (35) dhe Muhamet Gashi (22).

Siç ka njoftuar Policia “Personat e dyshuar përmes llogarive bankare, kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale në internet dhe portalet, (me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara), për të kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit, për persona të ndryshëm”.

Personat e dyshuar aktualisht ndodhen në arrati dhe janë shpallë në kërkim nga ana e policisë.

Be the first to comment on "Këta janë dy të dyshuarit që mashtruan duke kërkuar para për shërim jashtë vendit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*