Kjo foto ka përlotur botën/ Motra nuk ndalet nga vëllai që vuajti nga sëmundja e ligë: Do kujdesem unë!




Fotoja e një djali 3-vjeçar të quajtur Beckett Burge me motrën e tij Aubrey që është shpërndarë në mediat sociale, ka thyer zemrat e të gjithëve.

Kjo foto tregon momentin kur 3-vjeçari i sëmurë ndodhej në një tualet në vitin 2019 gjatë betejës së tij me leuceminë akute limfoblastike. Nëna Kaitlin ka treguar se Aubrey e vogël, tani shtatë vjeç po i fërkonte shpinën, ia pastroi fytyrën dhe po ia lau duart vëllait të saj.

Vajza madje e mbajti në krahë vëllain e saj më të vogël dhe e vendoste në divan pasi ai ishte shumë i dobët. Dy vjet më vonë, gjashtë-vjeçari Beckett është kthyer në shkollë dhe ka përfunduar kim ioterapinë javën e kaluar duke i sjellë gëzim të gjithë mjekëve dhe infermierëve që po e kuronin, shkruan “Mirror”.

Por nëna e tre fëmijëve pranon se Aubrey ende luan rolin e mbrojtësit të të vëllait duke shprehur se dyshja kanë krijuar një lidhje të pazëvendësueshme.

Familja filloi të merrte frymë lirisht kur mjekët i thanë se nuk ka më kimio terapi për Becket, tani mund të largohen nga spitali për mos të ardhur më kurrë, kjo ishte dita më e lumtur për të gjithë familjarët e tij.

Be the first to comment on "Kjo foto ka përlotur botën/ Motra nuk ndalet nga vëllai që vuajti nga sëmundja e ligë: Do kujdesem unë!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*