Kjo këngë për mërgimtarët nga Zena Aliu, do t’iu prekë në zemër




Është emër i njohur, këngëtar i dashur, zë që e pëlqen një publik i tërë prej shumë vitesh, Zena Aliu.

Këngëtari i mirënjohur shkupjan ka një agjendë të ngjeshur me mbrëmje, dasma e ahengje, kjo për shkak të interpretimit të mrekullueshëm live, të konfirmuar që në fillim të karrierës së tij.

Zena Aliu ka sjellë këngën me titull “O Gurbet”, me tekst nga Sami Aliu dhe muzikë të Emin Aliu dhe orkestrim të Mentor Sulejmani. Klipi është realizuar nga MAF Production by.Mensur Kadriu.

Kjo këngë për gurbetqarët, ata që jetojnë larg vendlindjes, e posaçërisht ata që janë përtej oqeanit, e interpretuar shume bukur, është punuar me ritme të pastra shqiptare. Dëgjojeni Zena Aliu “O Gurbet”.

Be the first to comment on "Kjo këngë për mërgimtarët nga Zena Aliu, do t’iu prekë në zemër"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*