“Kurti është rraja, ti je gjethi n’rrem”, Çun Lajqi qorton ambasadorin Hill

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi ka ‘çortuar’ ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill, pasi ky i fundit kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Insajderi.

Kritikën e tij ndaj Hill, Lajçi e ka dhënë përmes një komenti në rrjetin social, Facebook. Ai shkroi se diplomati amerikan nuk duhet të thoshte që Kurti ishte i papërgatitur në takimin e Brukselit.

Lajçi ndër tjerash dhe se ‘Kurti është rraja, kurse Hill është gjethi n’rremt’.

“Kurti asht rraja o Z. Ambasador, kurse ti je gjethi n`rrem, që thahet e bi n`tok! Ti z. Hill, ia lyen kryet Vuçiqit, me vjam arushe, dhe i thua ujkut, mësohu si kafshohet n’qaf! Ti i thua Kurtit ‘s`ishte i përgaditur’ si Vuçiqi!? Për çka duhej t’ishte i përgaditur? Që t’i aprovonte kërkesat e Serbisë?!?
Me vjen keq që Amerika rrëshqet kaq keq!”, ka shkruar Lajçi.

Ndryshe, Christopher Hill tha se Serbia shkoi e përgatitur në rundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi që u mbajt në Bruksel më 18 gusht, ndërkaq, palët e tjetra, siç tha ai, nuk ishin të përgatitur “që të flasin për specifika”.

Be the first to comment on "“Kurti është rraja, ti je gjethi n’rrem”, Çun Lajqi qorton ambasadorin Hill"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*