Ky është i dashuri misterioz i Sindit: Sy bojëqielli, nga Prishtina…




Pas lajmeve për ndarje, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Sindi reagoi për herë të parë. Ajo ka treguar se vazhdon të jetë e lidhur dhe se fjalët që kanë qarkulluar në rrjet nuk janë të vërteta.

Gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale, Sindi ka shkruar se ajo dhe partneri janë duke shijuar çdo moment.

E ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’, ish-konkurrentja për herë të parë foli për djalin që i ka marr zemrën duke e quajtur princin e saj të kaltër ‘Një Mrekulli.’

Sindi këtë herë zbuloi më shumë për partnerin duke treguar se ai ka sy bojëqielli dhe është nga Prishtina.

“Jam në një lidhje dhe jam shumë e dashuruar. Jemi njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët, në një club. Më ra menjëherë në sy me xhentilesën e tij dhe sytë bojë-qielli. Në fillim nuk ja treguam miqve, u njohëm privatisht, pastaj e bëmë publike.

Familja e dinë. Unë e kam prezantuar me mamin dhe motrat e mia, ndërsa ai më ka prezantuar me motrën e tij. Ai është nga Prishtina”, tha Sindi.

Be the first to comment on "Ky është i dashuri misterioz i Sindit: Sy bojëqielli, nga Prishtina…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*