La dy djem jetim/ Mbuluar me flamurin Kuq e Zi i jepet lamtumira Saimir Hoxhës që u shua në krye të detyrës




Ka mbërritur pranë “Pallatit të Kongreseve” trupi i pajetë i nënkomisarit Saimir Hoxha, në nderim të të cilit pritet të mbajnë homazhe krerët më të lartë të shtetit, përfshirë presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Saimir Hoxha u vr a paraditen e djeshme në Lezhë, teksa ishte në krye të detyrës, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të mi tur.

Nënkomisari ishte prej vitesh në radhët e po licisë së shtetit, dhe kishte shërbyer në nivele të larta në disa qytete të vendit, ku së fundi ishte emëruar si oficer kr imesh në Lezhë.

Arkivoli i Hoxhës është mbuluar me flamurin kombëtar, ndërkohë që në krye të kortezhit qëndronte dhe kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu

Saimir Hoxha, 44 vjeç me origjinë nga qyteti i Pukës, prej disa vitesh jetonte së bashku me familjen e tij në Tiranë, dhe për të shkuar në punë në Lezhë, e bënte çdo ditë rrugën vajtje -ardhje,.

Be the first to comment on "La dy djem jetim/ Mbuluar me flamurin Kuq e Zi i jepet lamtumira Saimir Hoxhës që u shua në krye të detyrës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*