Luana Vjollca ka fshirë çdo gjë nga rrjetet sociale/ I shqetëson të gjithë me foton e fundit që ka postuar

Duke përfshirë dhe foton e profilit, cdo imazh në Instagramin e Luana Vjollcës është fshirë. Prej ditësh ndjekësit nuk marrin më asnjë informacion nga jeta dhe përditshmëria e moderatores e cila fillimisht u mendua se i la hapësirë një projekti të ri të cilin donte ta promovonte në një Instagram “të pastër”.

Por pasi Luana postoi një story, perceptimi i ndjekësve ndryshoi. Ajo hodhi një foto të saj ku dukeshin vetëm buzët.

Kjo foto u shoqërua me mbishkrimin “Traumë”. Menjëherë publiku nisi aludimet e tij rreth këtij postimi, duke komentuar mbishkrimin që e shoqëronte.Por në fakt askush nuk u fokusua tek tatuazhi që ishte në dorën e Luanës, një pikëpresje (;) . Edhe pse duket si diçka normale, për të gjithë të apasionuarit pas tatuazheve, e dinë mjaft mirë kuptimin që ai tattoo mbart.Çfarë po ndodh me Luanën? Moderatorja i ben merak ndjekësit me tatuazhin e saj të fundit“Semicolon tattoo” siç njihet globalisht, përfaqëson betejat e shëndetit mendor dhe rëndësinë e parandalimit të vet vra.s jeve.Është zgjedhur ky simbol për këtë kauzë sepse një pikëpresje përdoret kur një autor mund të kishte zgjedhur të përfundonte fjalinë e tij, por ai zgjedh të mos e bëjë.

Autori në këtë rast është personi që mban tatuazhin dhe fjalia është jeta e tij. Ky tatuazh ka marrë popullaritet vitet e fundit ku për fat të keq probleme të tilla të shëndetit mendor janë shtuar në shoqëri.

Be the first to comment on "Luana Vjollca ka fshirë çdo gjë nga rrjetet sociale/ I shqetëson të gjithë me foton e fundit që ka postuar"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*