Luftëtari i UÇK-së pa pension të veteranit, jeton në kushte të rënda ekonomike

Ishte 27-vjeçar për herë të parë kapi armën në dorë.

Atëbotë, Qazim Dulla nga Magurja e Lipjanit, shprehi gatishmëri për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Si ushtari i UÇK-së, 50 vjeçari shërbeu në brigadën ‘121 Kumanova.

Por, tash kur kanë kaluar plot 23 vite nga ajo periudhë, veprimtaria e tij po kontestohet. Kjo, pasi që ai nuk gëzon dëshmi zyrtare për pjesëmarrjen e tij në luftën e fundit në Kosovë.

Rrjedhimisht, Dulla nuk po mund ta gëzojë as të drejtën e pensionit të veteranit. Për krejt këtë situatë, ai e ka një shpjegim.

Megjithëkëtë, ai tregon se dëshminë për prezencën e tij në luftë duhet ta japë vetëm komandanti i tij, e që në atë periudhë ishte Gani Kastrati.

Sipas tij, e vetmja dëshmi që ai ishte pjesë e UÇK-së, është kjo letër të cilën Kastrati ia kishte dhënë dikur, megjithatë, kjo nuk po i kryen punë.

Dulla i cili jeton në një banesë koletive në Magure, thotë se jeton në kushte të vështira ekonomike.

Përkundër kësaj, ai me nostalgji rrëfeu ditën kur vendosi t’i bashkohej UÇK-së.

Be the first to comment on "Luftëtari i UÇK-së pa pension të veteranit, jeton në kushte të rënda ekonomike"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*