Martohet vajza e Paul Walker, Vin Diesel e përcjell në altar

Vajza e Paul Walker, Meadow është kurorëzuar me aktorin Louis Thornton-Allan në më pak se tre muaj pasi bënë fejesën e tyre. Walker, 22 vjeçe, njoftoi për dasmën të premten përmes një video bardh e zi të dasmës së saj të realizuar buzë plazhit, ku ajo u shoqërua në altar nga kumbari i saj, Vin Diesel, sipas TMZ.

“Jemi martuar”, shkroi vajza e aktorit në mbishkrimin e videos, shkruan DailyMail. Martesa vjen tetë vjet pasi babai i Meadow, Paul vdiq tragjikisht në një aksident me veturë në moshën 40-vjeçare.

Videoja fillon me Meadown e veshur me një fustan nusërie të bardhë, ndërsa ajo përqafon të ftuarit në ceremoninë e saj buzë oqeanit, duke përfshirë yllin e “Fast and Furious”, Jordana Brewster.

Nusja shihet duke u mbajtur për dore me burrin e saj të ri, ndërsa të sapomartuarit ngrenë duart e tyre të shtrënguara në ajër.

Në përgjithësi, dita ishte e mbushur me shumë dashuri dhe gëzim, dhe çifti nuk mund ta fshihnin lumturinë e tyre teksa u fotografuan së bashku dhe i ndanë imazhet me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Në një postim të veçantë, Meadow publikoi foto të saj dhe burrit të saj të ri duke mbajtur atë që dukej se ishte certifikata e tyre e martesës. Të porsamartuarit pinin cigare ndërsa shoqëroheshin me miqtë, siç tregojnë fotografitë e publikuara më pas.

Meadow vendosi me adhurim gishtin e saj poshtë mjekrës së Louis, ndërsa ata bisedonin me miqtë e tyre.

Meadow njoftoi se ishte fejuar me Louis në gusht të vitit 2021, vetëm disa javë pasi konfirmuan lidhjen e tyre.

Në një klip të shpërndarë në Instagram, vendasja e Kalifornisë tregoi unazën e saj të diamantit ndërsa pushonte mes një sesioni noti të bërë gjatë ditës.

Louis po studion aktrim në shkollën prestigjioze ‘Stella Adler’ në New York dhe kohët e fundit mori pjesë në një video muzikore për këngën “Vintage” të Blu DeTiger.

Meadow, e cila ishte 15 vjeçe në kohën e aksidentit tragjik të babait të saj më 30 nëntor 2013, ka krijuar një organizatë jofitimprurëse në kujtesën e babait të saj të quajtur “The Paul Walker Foundation”, e cila ka për qëllim shkencën detare.

Modelja, e cila ka ecur në pistën e markave “Givenchy” dhe “Proenza Schouler”, u pa në qershor në tapetin e kuq në premierën e “F9”, pjesa e fundit e ekskluzivitetit “Fast and Furious” ku babai i saj ishte aktor i roleve kryesore.

Në qershor, Vin Diesel foli për Extra duke thënë se ishte kumbari i Meadow dhe pranoi se ndihej ‘shumë mbrojtës’ ndaj modeles së re.

“Ajo është personi i parë në Ditën e Babait që më uron Gëzuar Ditën e të Atit”, i tha ai gazetës.

Aktori vazhdoi: “Ta shoh atë me fëmijët e mi është një nga gjërat më të bukura. Ka momente kur e shoh duke luajtur me [vajzën e tij] Pauline dhe kjo më godet aq shumë, saqë mund të imagjinoj vetëm atë që vëllai im sheh kur e sheh atë nga lartë”, tha Diesel.

Nëntorin e kaluar, ajo përmes Instagramit nderoi babain e e saj të ndjerë në përvjetorin e vdekjes së tij.

“Një ditë pa kuptim për t’u kujtuar me trishtim. Sot është një festë e dashurisë dhe lumturisë që sollët në botë”, kishte shkruar ndër të tjerash ajo. /Telegrafi/

Be the first to comment on "Martohet vajza e Paul Walker, Vin Diesel e përcjell në altar"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*