Me nga dy orë gjumë e 100 gramë ushqim në ditë, ushtarët e FSK-së përfundojnë sfidën pesëditore të mbijetesës

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se ushtarët e FSK-së kanë përfunduar me sukses sfidën pesëditore të mbijetesës.

“Ushtarakët tanë ia dalin me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës. Pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale. Me 900 kalori në ditë të plotësuar me 15 peshq të kapur me metoda të improvizuara. Natën me maksimum dy orë gjumë, pastaj me 12 km marshim mbi terren të thyer”, ka shkruar Mehaj në facebook, transmeton Klankosova.tv

“Sfidë e jashtëzakonshme e përballuar me sukses të plotë nga komandot tona!”, ka shtuar ai.

Be the first to comment on "Me nga dy orë gjumë e 100 gramë ushqim në ditë, ushtarët e FSK-së përfundojnë sfidën pesëditore të mbijetesës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*