Mediat turke: Osmani ka kryer ndërhyrje në Turqi për të rënë në peshë, qëndroi në hotel me 5 yje

Mediat turke kanë shkruar rreth ndërhyrjes kirurgjike që ka kryer Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në shtetin e Turqisë, konkretisht në Antalia.
Operacion ky që kishte të bënte me largimin e kilogramëve të tepërt përmes një metode të sofistikuar. Ndërsa raportohet se Osmani ka qëndruar në një hotel me 5 yje para dhe pas ndërhyrjes kirurgjike, përcjellë Gazeta Metro.

Paraqitjet e fundit të presidentja Osmani mund ta shihni në formë pas një transformim total krahasuar me disa muaj më parë, e cila si duket vuante prej kohësh nga kilogramët e tepërt. Por këtë problem nuk do ta ketë nga tash e tutje.

Hurriyet.tr, shkruan se Osmani e ka hequr peshën e tepërt me një operacion që ka bërë në Antalia.

Tutje raportohet se Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia para dhe pas operacionit dhe më pas është kthyer në Kosovë.

E për këtë ndërhyrje kirurgjike të presidentes Osmani, që është mbajtur sekret nga Presidenca, është përkujdesur Doktori turk, Ajhan Mesci, i cili është edhe anëtar i Universitetit Akdeniz,

Çfarë është operacioni i mëngës së stomakut që ka kryer presidentja Osmani?

Në kirurgjinë e gastrektomisë së mëngës, afërsisht 80 për qind e stomakut hiqet. Kështu, sasia e ushqimit të konsumuar kufizohet natyrshëm dhe arrihet humbja e shpejtë e peshës. Operacioni ka marrë këtë emër sepse forma e pjesës tjetër të stomakut i ngjan një tubi.

Ky trajtim siguron avantazhet e një qëndrimi të shkurtër në spital, shërimin e shpejtë, dhëmbëza të vogla dhe shqetësime minimale.

Humbja e peshës është e shpejtë, efektive dhe e përballueshme.

Be the first to comment on "Mediat turke: Osmani ka kryer ndërhyrje në Turqi për të rënë në peshë, qëndroi në hotel me 5 yje"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*