Mërgimtari ftesë Kurtit: Albin, hape një xhirollogari për forcimin e Ushtrisë dhe Policisë




Mërgimtari nga Podujeva, Nexhmi Zeqiri, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të hapë një xhirollogari për grumbullimin e disa mjeteve financiare.Zeqiri, këtë kërkesë e ka bërë që në mënyrë që të mblidhen fonde nga diaspora dhe bizneset në Kosovë për forcimin e Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës.

“I bëj thirrja Albinit ta hap një llogari bankare për tubimin e mjeteve financiare për forcimin e Ushtrisë dhe Policisë me plane konkrete, rakteta moderne etj, si diaspora e bizneset në Kosovë. Besoj që do ta mbështesin fuqishëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Be the first to comment on "Mërgimtari ftesë Kurtit: Albin, hape një xhirollogari për forcimin e Ushtrisë dhe Policisë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*