Moda mollë sherri mes babait dhe të bijës, 16-vjeçarja denoncon në Polici se nuk po e lë të veshë çka të dojë

Çdo ditë e më shumë në Kosovë po rritet numri i rasteve të dhunës në familje. E nuk janë të rralla rastet kur fëmijët pa hezitim i denoncojnë prindërit e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Adem Demaqi’ në Skenderaj, me ç’rast një vajzë e mitur e ka denoncuar në Polici.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se 16-vjeçarja ka pasur një mosmarrëveshje me babain e saj, për shkak se “ka dashur të veshë diçka e cila nuk i ka pëlqyer këtij të fundit”.

Sinjali mëson se është njoftuar njësiti për dhunë në familje si dhe qendra për punë sociale dhe e mitura nuk ka pasur shenja të dukshme të dhunës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’ dhe të procedohet në procedurë të rregullt.

Be the first to comment on "Moda mollë sherri mes babait dhe të bijës, 16-vjeçarja denoncon në Polici se nuk po e lë të veshë çka të dojë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*